Vazhdimësia e Operimit të Biznesit në rast pandemie

940
Vazhdimësia e Operimit të Biznesit në rast pandemie

Shumica e organizatave kanë (apo do duhej te kenë) te përgatitur dhe vendosur Planin e Vazhdimësisë se Biznesit-PVB (ang. Business Continuity Plan).  Mirëpo në shumë pak raste, këto plane përfshijnë në vete edhe vazhdimësinë e operimit të biznesit në rast të shpalljes se një pandemie, siç është në rastin tonë, ajo lidhur me COVID-19. Një plan i tillë duhet te adresoj programin parandalues dhe strategjinë e dokumentuar, programin e mbikëqyrjes si dhe kornizën e punës e cila do duhet te përcjellët ne rast te shfaqjes së një pandemie, gjë e cila vetëm se ka ndodhur tek ne.

Dallimet në mes të PVB tradicional dhe planit pandemik

Gjate përgatitjes dhe zbatimit te Planit te Vazhdimësisë se Biznesit zakonisht merren në konsideratë efektet e shkaktuara nga njeriu apo natyra. Këto shkaqe mund te parashihen ose jo, mirëpo ato zakonisht janë të një periudhe te shkurte kohore, apo një ndikimi te kufizuar. Ato mund te ndikojnë në një zonë te caktuar gjeografike, sistem te caktuar, apo infrastrukturë të caktuar. Këto kërcënime mund të zbuten duke konsideruar rikuperimin apo rikthimin e tyre.

Përderisa, planifikimi pandemik paraqet një sfide krejtësisht tjetër, pasi qe për dallim nga kërcënimet e lartpërmendura, si ato te shkaktuara nga natyra, veprimet dashakeqe, fatkeqësitë teknike, apo te tjera, ndikimi i pandemive është shume me vështire te përcaktohet për shkak te fushëveprimit dhe kohëzgjatjes se një gjendje te paraqitur ne rast te pandemie.

Po ashtu duhet theksuar se për dallim nga ndërprerjet e zakonshme, te cilat mund te zgjasin disa dite dhe kane një periudhe te caktuar kohore, pandemitë mund te shkaktohen ne vale apo cikle te ndryshme te cilat zgjasin me muaj.  Ne rastet e tilla, sfida kryesore do te jete mungesa e personelit i cili do te merret me punët e përditshme/zakonshme. Ne raste te tilla, parashihet se se paku 40% e personelit nuk do te jete ne gjendje te paraqitet ne vendin e punës dhe ne disa organizata puna nga shtëpia nuk do te jete e mundshme apo nuk do te ketë ndonjë vlere.

Për te adresuar këtë çështje, organizatat duhet te kenë parasysh zhvillimin dhe vendosjen e:
  • Programit parandalues – te cilat kane te bëjnë me minimizimin e mundësisë se ndodhjes se një ngjarje te tille, duke vëzhguar shpërthimet e mundshme, edukimi i personelit, komunikimi dhe koordinimi me ofruesit relevant te shërbimeve dhe furnizuesit, si dhe ofrimi i mjeteve higjienike për personelin. Ne rastin tone dhe gjendjen aktuale, kjo vetëm se është tejkaluar pasi qe vetëm se është shpallur shpërthimi pandemik.
  • Strategji te dokumentuar – e cila do te adresoj përpjekjet e organizatës ne rastet pandemike. Po ashtu kjo strategji duhet te përshkruaj përpjekjet për rikthimin e veprimtarisë si dhe planet për rikthimin e personelit ne vendet e punës.
  • Kornize gjithëpërfshirëse te objekteve, sistemeve dhe/apo procedurave – te cilat sigurojnë përpjekjet e organizatës për te vazhduar me operacionet kritike te saj, ne rast te mungesës se një numri te madhe te personelit dhe për një kohe te gjate.
  • Program testimi – i cili do te mundësoj realizimin e këtyre planeve ne rast te nevojës.
  • Program te mbikëqyrjes – i cili do te siguronte se zhvillimi i tyre do te përfshijë te gjitha proceset, procedurat, aktivitet, por edhe informatat e duhura.

Planifikimi, përgatitja, përgjigja dhe rikthimi

Është e nevojshme qe menaxhmenti apo udhëheqësia e një organizate gjate planifikimit te vazhdimësisë se biznesit por edhe atij pandemik, te përcjell ciklin: planifikimi, përgatitja, përgjigja dhe rikthimi. Disa nga sfidat ndërlidhen me:

Përfshirjen e Bordit dhe Nivelit te larte menaxhues te organizates, pasi qe ata duhet te marrin vendimet, realizojnë identifikimin dhe ndarjen e resurseve, si dhe zbatimin e tyre. Duhet te ketë parasysh se vazhdimësia e biznesit nuk ka te beje vetëm me sistemet apo pajisjet teknologjike, por përfshinë ne vete pothuajse te gjitha veprimtaritë e organizatës, andaj është e nevojshme një gjithëpërfshirje e njësive organizative te saj për të mundësuar vazhdimësinë efektive të operimit të biznesit.

Vlerësimi dhe/apo menaxhimi i rrezikut

Vlerësimi i rrezikut është një nder faktorët kryesor ne realizimin e suksesshëm te një plani për vazhdimësinë e biznesit. Përveç vlerësimeve te zakonshme, ne planin pandemik duhet te merret parasysh edhe vlerësimi i rrezikut i cili ndërlidhët me:

  • Koordinimi me palët e treta,
  • Identifikimi i ngjarjeve nxitëse,
  • Strategjitë për mbrojtjen e punëtorëve,
  • Kontrollet lehtësuese, dhe
  • Qasjen nga distanca

Si përfundim, fatkeqësitë e tilla ndodhin pavarësisht se a janë ato teknike, operative apo pandemike, ne duhet të përgatitemi në mënyrë që humbjet të jenë sa më të vogla dhe organizata ti kthehet sa më shpejtë veprimtarisë së saj.

Në fund, nuk duhet assesi të harrojmë se
JETA E NJERIUT
është ajo më e vlefshmja nga të gjithat dhe duhet të sigurohemi ta ruajmë atë.
54321
(0 votes. Average 0 of 5)